SHBA e shqetësuar se Rusia po furnizon me armë talibanët

Një gjeneral i ushtrisë amerikane ka sugjeruar gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis në Afganistan, se Rusia është duke furnizuar me armatim militantët talibanë.

Gjenerali John Nicholson, komandat i forcave amerikane në Afganistan, gjatë një konference të përbashkët me Mattis në Kabul më 24 prill, ka thënë se ai nuk do të hedhë poshtë përfshirjen e Rusisë në luftën afgane, përfshirë edhe furnizimin me armë të Moskës për talibënet.

Ai nuk dha detaje të tjera për këto pretendime. Por më herët më 24 prill, një zyrtar i lartë ushtarak i SHBA-së, u tha gazetarëve në Kabul, se Rusia po i furnizon me armë automatike militantët talibanë, transmeton REL.

Rusia mohon se u ofron mbështetje të tillë talibanëve. Moska thotë se ka kontaktet me talibanët janë të kufizuara.

Sekretari Mattis, kur u pyet për aktivitetin e Rusisë në Afganistan tha se Uashingtoni është i shqetësuar me raportimet për furnizimin me armë të talibanëve.

Ai tha se Uashingtoni “do të angazhohet me Moskën në mënyrë diplomatike”, kudo që mundet.

Por Mattis tha po ashtu se SHBA do të “përballen me Rusinë, kur Moska do të bëjë shkelje të ligjeve ndërkombëtare apo të mohojë sovranitetin e vendeve të tjera”.

“Për shembull, çdo armë që sillet këtu nga vendet e huaja është shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, tha Mattis.

Mattis qëndroi të hënën në Afganistan në një vizitë të paparalajmëruara. Ai është zyrtari i parë i administratës së Donald Trumpit që viziton Afganistanin. Mattis gjatë kësaj vizite, u takua me presidentin afgan Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme