I pari i diplomacisë serbe për medie të Beogradit ka rrëfyer një pjesë nga takimi që kishte pasur me herët me ish – zyrtaren e lartë amerikane Victoria Nuland, transmeton Koha.net.
“Kur Victoria Nuland erdhi këtu, tha se amerikanët përkrahin sovranitetin e Serbisë por pa Kosovën. E unë iu përgjigja: E po shumë mirë e ke thënë. Edhe Lavrovi thotë se e përkrah sovranitetin e Ukrainës por pa Krimenë”, citojnë medie të Beogradit të ketë thënë Ivica Daçiq.
© KOHA.