SHBA-ja falënderon Türkiye-n për mbështetjen në shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës

SHBA-të falënderuan Türkiye-n për rolin e saj në shkëmbimin e të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, disa orë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë foli për shkëmbimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dëshiroj të falënderoj qeverinë turke për ndihmën në lehtësimin e shkëmbimit të të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, duke u mbështetur në udhëheqjen e tyre në marrëveshjen e grurit”, shkroi në twitter këshilltari i presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Postimi i tij në twitter erdhi pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se të dy vendet kishin shkëmbyer 200 të burgosur si rezultat i ndërmjetësimit të Türkiye-s dhe përpjekjeve diplomatike të kryera me krerët e të dy vendeve.

Erdoğan u tha gazetarëve në New York se shkëmbimi i të burgosurve me ndërmjetësimin e Türkiye-s ishte një “hap i rëndësishëm” drejt përfundimit të luftës midis dy vendeve.

Ai tha se përpjekjet për të vendosur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë.

Presidenti i Türkiye-s falënderoi gjithashtu homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke theksuar: “Unë gjithashtu do të doja të falënderoja të gjithë miqtë e mi që kontribuuan në këtë proces”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme