SHBA-ja me dy kërkesa për Serbinë, a do ta dëgjojë Vuçiqi?

Antony Blinken, shefi i diplomacisë amerikane, i ka kërkuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq ta ndryshojë vendimin e marrë për ta vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie dhe që t’u kërkojë serbëve në Kosovë të mos e sfidojnë KFOR-in me dhunë. Pavarësisht kësaj, në Beograd KFOR-i po kritikohet dhe edhe pas thirrjes së sekretarit të Shtetit, Vuçiqi ka vendosur ta mbajë ushtrinë në gatishmëri për luftë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në një reagim pas mesnate, ndërsa situata mbetet e tensionuar në veri të vendit.

Kryediplomati amerikani pati kërkesa specifike edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e vendosi ushtrinë në gjendje gatishmërie pasi kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur u futën brenda objekteve komunale në katër komunat veriore.

“Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që ta ndalojnë sfidimin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”, tha Blinkeni në një deklaratë të publikuar në uebfaqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it mbetën të lënduar nga dhuna e së hënës nga protestuesit e dhunshëm, të cilët i goditën me ç’kishin ushtarët, duke hedhur në drejtim të tyre edhe mjete plasëse si shok-bomba dhe molotovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme