“ShBA-ja po krijon një krizë në Kosovë”, Delawie shpërndan artikullin e Edward Joseph

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka shpërndarë artikullin e ish-zëvendësshef i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, i cili mendon se SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë.
Delawie i cili kishte shërbyer si diplomat amerikan në Kosovë nga viti 2015 deri më 2018, e ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Twitter”.
Ai këtë e bazon në deklarimet e fundit të zyrtarëve amerikanë ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas veprimeve në veri të vendit.



