SHBA: Mbyten 5 fëmijë dhe 4 të rritur në një pellg noti

Të rritur, adoleshentë dhe fëmijë të moshës 2-vjeçare po kënaqeshin në një pasdite verore duke u freskuar në një pellg të Arizonës në SHBA kur ujërat e qeta u shndërruan në vdekjeprurës.
Grupi nga Feniksi ishte takuar të shtunën për një udhëtim ditor përgjatë një pellgu të famshëm noti afër Payson, rreth 160 kilometra në juglindje të kryeqytetit. Ata nuk ishin në dijeni se një shtrëngatë kishte shkaktuar shira të mëdha në Tonto National Forest, i cili ndodhej jo shumë larg mbi ta, transmeton Express.

Stuhia shkaktoi vërshime të ujit rreth 2 metra të larta, të errëta me hi të zjarreve të verës, drejt e në ta. Vërshimet barten me vete degë të pemëve dhe mbeturina të tjera dhe lanë të vdekur nëntë persona.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, përfshirë 40 persona në këmbë dhe të tjerë në helikopter, i gjeten trupat e pesë fëmijëve dhe katër të rriturve, madje disa 3.2km larg lumit. Autoritetet nuk i kanë identifikuar viktimat.

Ndërkohë, një 13-vjeçar nga i njëjti grup ende figuron i zhdukur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme