Në rast se Siria përdor armët kimike.Gjenerali Joseph Dunfort ka deklaruar se ende nuk është marrë një vendim nga Shtetet e Bashkuara për të përdorur fuqinë ushtarake si kundërpërgjigje për një sulm të mundshëm me armë kimike të Sirisë.
“Ne jemi në dialog, dialog rutinor me presidentin për t’u siguruar se ai e di pozitën ku ne jemi me planifikimet në rast të përdorimit të armëve kimike”, ka deklaruar gjenerali gjatë një udhëtimi në Indi.
Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad ka mbledhur ushtrinë e tij së bashku me forcat aleate në linjat e frontit në veri-perëndim, ku i janë bashkuar avionët rusë në bombardimin e rebelëve, si masë paraprake e një sulmi të pritur pavarësisht nga kundërshtimet e Turqisë. Gjatë kësaj jave një emisar i Shteteve të Bashkuara ka thënë se ka shumë fakte se armët kimike po përgatiteshin nga ushtria siriane që të përdoren në Idlib, shkruan rtv21.
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të përgjigjeshin “shpejt dhe fuqishëm” nëse forcat e qeverisë përdorin armë kimike në Idlib. Presidenti amerikan Donald Trump deri tani ka bombarduar 2 herë Sirinë mbi përdorimin e armëve kimike, në prill të vitit 2017 dhe në prill të vitit 2018.
Edhe ushtria franceze ka thënë gjatë javës së kaluar se forcat e tyre janë të gatshme që të sulmojnë caqet siriane nëse armët kimike do të përdoreshin në Idlib.