Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore kanë premtuar se do të nisin “një përgjigje të ashpër”, kundrejt përgjegjësve të supozuar për sulmet me gaz toksik në Gutën Lindore. Në këtë zonë të Sirisë kanë vdekur qindra civilë vetëm në javët e fundit. Këto paralajmërime kanë ardhur pasi shefi për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra’ad Al Hussein, ka thënë se vrasjet e civilëve në Guta dhe çdokund tjetër në Siri, “janë të njëjta me krime të luftës dhe protencialisht krime kundër njerëzimit”. Në një bisedë telefonike presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë pajtuar që qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad të “mbahet përgjegjëse”, është thënë përmes një deklarate nga zyra e kancelares gjermane. Në një bisedë të ndarë, presidenti Trump dhe ai francez, Emmanuel Macron kanë premtuar se do nuk do të këtë “mosndëshkim” për ata që janë përgjegjës, nëse ka pasur përsëri përdorim të armëve kimike, ka njoftuar presidenca franceze. Vëzhguesit e pavarur dhe banorët kanë raportuar për disa sulme të supozuara me gaz klori në Gutan Lindore në muajin e fundit. Gjatë kësaj jave, Uashingtoni i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për nisjen e një hetimi të ri për ata që janë përgjegjës për sulmet me armë kimike në Siri, pas raportimeve se supozohet të jetë përdorur gazi i klorit në Gutan Lindore.