Shtetet e Bashkuara lajmëruan se kanë sulmuar disa objektiva në Siri pas pretendimeve se regjimi ka përdorur armë kimike kundër civilëve.
Përmasat e sulmit ishin dy herë më të mëdha se ai i vitit të shkuar.
Në këtë sulm u përdorën edhe avionët bombardues B-1.
Ata fluturuan nga Katari.
Ky avion mund të qëllojë nga një distancë prej 600 miljesh me një precizion fatal.
Avioni njihet edhe me emrin ‘Kocka’.
Kurse Siria nga ana e saj thotë se ka arritur të rrëzojë 70 raketa të lëshuara nga aleatët perëndimore.
Në total mendohet se janë qëlluar 120 raketa.
Rusia thotë se ajo nuk është angazhuar.
Deri më tani raportohet për tre civilë të plagosur.
Tashmë mbetet për të parë efektin e këtyre bombardimeve, nëse do bëjnë që presidenti Assad të tërhiqet nga përdorimi i armëve kimike.