SHBA përkrah dialogun Kosovë-Serbi, kërkon ulje të tensioneve

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, Brian Hoyt Yee ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht dialogun Kosovë-Serbi, uljen e tensioneve si dhe komunikimin e drejtëpërdrejt në mes të të dyja palëve.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë takimit që pati në Washington me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq ku u diskutua për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Ky qëndrim i  zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e mbajtes së bisedimeve në nivel të lartë Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel pas tensioneve të shkaktuara si pasojë e nisjes së trenit nga Beogradi për në veri të Mitrovicës.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme