SHBA përshëndet marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të cilën e publikoi dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është përshëndetur edhe nga SHBA-të. Dy ambasadat e SHBA-ve, në Shkup dhe në Sofje përmes një komunikate kanë thënë se kjo marrëveshje është një shembull i guximit për të zgjidhur kontestet mes dy vendeve.

“Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e demonstron vullnetin e mirë nga ana e të dy shteteve për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve. Angazhimi i tillë përfaqëson shembullin e guximit për të zgjidhur kontestet në mes dy vendeve dhe konfirmimin e politikës stabile dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në kumtesën e përbashkët.

Marrëveshja do të nënshkruhet më 1 gusht në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë nga dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Më pas e njëjta do të përcillet në Kuvend për ratifikim nga ana e deputetëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme