SHBA sanksione të reja kundër të pasurve rusë

Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, tha se ai do të imponojë sanksione të reja në një të ardhme të afërt kundër rusëve të pasur, në shenjë të hakmarrjes ndaj Moskës për përzierjen e saj në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016. “Ne po punojmë në mënyrë aktive në këto sanksione”, tha mbrëmë Mnuchin në Komitetin e Financave të Senatit të Shteteve të Bashkuara. Verën e kaluar Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka votuar për sanksione të reja kundër rusëve. Ky legjislacion me hezitim ishte nënshkruar nga presidenti, Donald Trump, i cili gjatë fushatës së tij zgjedhore është angazhuar për raporte më të mira me Rusinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme