SHBA: Sessions tërhiqet nga hetimet e ndërlidhura me fushatën zgjedhore

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, nën kritikat në rritje nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë, për shkak të kontakteve të tij me ambasadorin rus gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, tha se do të tërhiqet nga çfarëdo hetimi që ndërlidhet me fushatën zgjedhore të vitit të kaluar.

Këtë deklaratë zoti Sessions e bëri mbërmë vonë në një konferencë për gazetarë në Uashington, pas rritjes së numrit të ligjvënësve që thanë se Sessions duhet të tërhiqet nga hetimet për dyshimet për ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore në vitin 2016.

Njëherësh, demokratët në Dhomën Përfaqësuese dhe në Senat, hapur kanë kërkuar dorëheqjen e zotit Sessions, duke e akuzuar atë se ka gënjyer nën betim gjatë dëgjimit konfirmues në Senat.

Jeff Sessions, që ishte këshilltar i fushatës së Donald Trumpit, mbrëmë vonë i ka hedhur poshtë akuzat për keqbërje, duke thënë se ai nuk ka diskutuar për fushatën zgjedhore me ambasadorin rus, Sergei Kislyak, gjatë takimeve të tij.

Presidenti Donald Trump, tha se ka besim “total” në zotin Sessions.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme