SHBA-të i kanë nisur tanket drejt kufirit rus, po bëhen gati për luftë (Foto/Video)

“Budesdeutsche Zeitung” paralajmëron se SHBA në Gjermani “po i bëjnë gati tanket për luftë kundër Rusisë”.

Armatimi në drejtim të kufijve rusë do të transportohet me 900 vagonë, gjatësia e të cilëve shkon në 14 kilometra, thekson përfaqësuese i komandës së Budesverit në krahinën federale Brandenburg, transmeton lajmi.net.

Në portin gjerman, Bremerhafen arrijnë anije të cilat transportojnë teknikë të ushtrisë amerikane për nevoja të NATO-s në kufijtë lindorë me Rusinë.

Në portin Bremerhafen po vazhdojnë përgatitjet për dislokimin e Brigadës së Tretë të Divizionit të Katërt të Këmbësorisë amerikanë në drejtim të kufijve të Rusisë.

Gjatë gjithë javës në lindje çdo ditë do të dërgohen tri kompozicione me teknikë ushtarake. Dislokimi i këtyre forcave e shtynë Evropën në rreth të ri të rritjes së rrezikshmërisë me Rusinë, paralajmëron deputeti gjerman dhe anëtari i Komitit Parlamentar për çështje të mbrojtjes, Alexandar Nue.

Ai thekson se Qeveria në Berlin po tenton që Gjermaninë të shndërrojë në platformë për dislokimin e forcave amerikane dhe të NATO-s, të drejtuara kundër Rusisë.

Forcat speciale të Ushtrisë Amerikane janë vendosur në kufijtë e Baltikut dhe Rusisë si pjesë e “mbështetjes dhe mbrojtjes nga agresioni eventuale”, shkruan “New York Times”. Disa mijëra ushtarë specialë janë vendosur si ndihmë për ushtrinë e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, anëtare të Aleancës së NATO-s.

Ky hap i mundëson ushtrisë amerikane që të përcjellë nga afër stërvitjet e ushtrisë ruse. /Lajmi.net/

army2army3

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme