SHBA – të – Ivanovit: Dorëzoje mandatin!

SHBA-të janë të interesuara për stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të rajonit, derisa të gjitha palët në Maqedoni të jenë të gatshëm për kompromis dhe të formohet urgjentisht Qeveria e re.


Kështu theksoi sot në Zagreb, zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brajan Hojt Ji, i cili ka ftuar presidentin Ivanov të zhbllokoj krizën dhe të dorëzojë mandatin në duart e liderit të opozitës, shkruan Koha.mk

“Sinqerisht shpresojmë se presidenti maqedonas do të lejojë deputetët që kanë shprehur dëshirë për të dhe partitë që ata përfaqësojnë – të formojnë qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur për shkak se Maqedonia ka nevojë për një qeveri që do të vazhdojë dhe do të përfundojë proceset e filluara në për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Ji. Në lidhje me rajonin, ai theksoi se është e rëndësishme për të vazhduar me reformat dhe për të arritur standardet evropiane, që vendet e rajonit të vazhdojnë në rrugën euroatlantike./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme