SHBA-të nisin luftanijet drejt Kinës

Marina amerikane ka vendosur një nga aeroplanmbajtëset më të fuqishme pranë ujërave të kontestuara të Kinës, pas paralajmërimeve të përsëritura nga Pekini.

Aeroplanmbajtësi “Carl Vinson” ka filluar ‘patrullimet rutine’ në Detin e Kinës Jugore, i mbështetur nga një flotë luftanijesh.

Kina pretendon sovranitetin mbi këto ujëra, të cilat përbëhen nga disa ishuj artificialë dhe shkëmbinj nënujorë, shkruan “BBC”.

Kujtojmë se vendosja e flotës dhe aeroplanmbajtësit amerikan filloi të shtunën, vetëm pak ditë pasi Kina lëshoi një paralajmërim të ashpër për të qëndruar larg nga zona. /albeu.com

https://www.youtube.com/watch?v=LvNtGmXjdZg

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme