Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur marrëvshjen për njohje mes Izraelit dhe Kosovës si dhe atë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price ka thënë se lidhjet ndërkombëtare më të thella ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet, shkruan lajmi.net.
Ai ka shtuar se SHBA do t’i qëndrojnë në krah Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike”, ka thënë Price.
Ndryshe, të hënën më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli edhe zyrtarisht nënshkruan marrëveshjen për njohje dhe vendosje të raporteve diplomatike.
Izraeli është vendi i 117-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.