SHBA thirrje BE’së: Liberalizoni vizat për kosovarët

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, kërkon nga BE’ja të mbajë premtimin dhe të liberalizojë vizat për qytetarët kosovarë, shkruan Gazeta Metro./


Në një shkrim të këtij komiteti në rrjetin social Twiter, kërkohet nga Bashkimi Europian të mbajë premtimin ndaj Kosovës duke i liberalizuar vizat, pasi sipas tyre Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.

“Janë bërë dy vite që kur Komisioni Europian konfirmoj se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këshilli Europian duhet të mbajë premtimin që I ka dhënë Kosovës, dhe të sigurojë liberalizimin e vizave”, thuhet në shkrmin e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Kujtojmë që, brenda institucioneve të BE’së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE’së. Dhjetëra eurodeputetë përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE’ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

E rreth kësaj padrejtësie ndaj Kosovës, ka reaguar edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger , i cili në Twitter ka shkruar se vonesa e gjatë dhe mospërmbushuja e premtimit nga ana e BE’së për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës ka vënë në diskutim besueshmërinë e BE’së. “Ok, le të bëhet tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE’së. Vonesa e gjatë vë në diskutim besueshmërinë e BE’së”, ka shkruar Wolfgang Ischinger, trasnmeton Gazeta Metro.

Ndërsa, vlen të thuhet se Raportuesja për Kosoven në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ditë më parë ka thënë se, Franca, Gjermania dhe Holanda janë forcat kryesore që kanë kundërshtuar liberalizimin e vizave. Duhet theksojmë se edhe i dërguari special i presidenti amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qenë i zëshëm dhe kritik ndaj BE’së sa i përket liberalizimit të vizave i cili kishtë bërë thirrje që kjo çështje të përfundoj sa më shpejtë.

Me marrjen e presidnecës se BE’së nga Gjermani, optimizmi i qytetarëve ishte shtuar, por nga publikimi i planë progaramit të Këshillit të Europiës si organi kyç në këtë çëashtje, Kosova dhe liberalizimi i vizave nuk figuron askund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme