SHBA trefishon sulmet ajrore në Afganistan

Forcat ajrore amerikane do të hedhin bomba në Afganistan, gjatë vitit 2017, tri herë më shumë se vitin e kaluar.

Sipas statistikave, SHBA ka hedhur më shumë se 3000 bomba deri në fund të tetorit.

Në vitin 2016, të gjitha sulmet ajrore kishin në shënjestër militantët e Shtetit Islamik, dhe talibanët, shkruan REL.

Trefishimi i sulmeve ajrore, pason njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ku kishte prezantuar strategjinë e re në Afganistan.

Së bashku me sulmet, po rritet edhe numri i viktimave në vend, sipas Kombeve të Bashkuara, numri i viktimave në nëntë muajt e parë të këtij viti është rritur për 52 për qind.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme