Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, në lidhje me pretendimet se SHBA qëndron pas tentimit të grushtit të shtetit në Turqi, të enjten deklaroi se Turqia nuk është vetëm aleate, por mike e SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
“Turqia nuk është vetëm aleati ynë, ai është edhe miku jonë”, ka thënë Kirby gjatë brifingut ditorë, duke shtuar se SHBA nuk ka lidhje me tentimin e grusht shtetit në Turqi.
“Nuk kemi kurrfarë lidhje me përpjekjen për grusht shteti”, ka thënë Kirby.
Ai theksoi se Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.
Kirby gjithashtu potencoi edhe çështjen në lidhje me mundësinë e ekstradimit të Fetullah Gylenit, udhëheqësit të organizatës terroriste FETO.
“Rregullisht bisedojmë për Gylenin dhe ekstradimin e tij. Ekstradimi në këtë rast bazohet në prova”, tha Kirby.
Ai konfirmoi se autoritetet amerikane kanë marrë tashmë një numër dokumentesh në lidhje me ekstradimin e Gylenit.
“Siç kam thënë edhe më parë, kemi marrë dokumente të caktuara të cilat janë duke u shqyrtuar. Në këtë kontekst nuk ka ndodhë asgjë e re”, ka thënë Kirby.
Ai vuri në dukje gjithashtu se SHBA-të kuptojnë hapat që ka ndërmarrë qeveria turke, pas tentimit të grusht shtetit.
“Është detyrë e qeverisë ndaj qytetarëve që të zgjidhë deri në fund këtë çështje. Duhet të kryhen hetime dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ata që tentuan grusht shteti”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.