SHBA vlerëson luftën e Kosovës kundër trafikimit me njerëz

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim zyrtarin për çështje të jashtme nga zyra për monitorimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Atsuki Takahashi.

Me këtë rast, ministri e njoftoi zyrtarin amerikan për përpjekjet që po bënë Kosova në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Hyseni theksoi se përkundër përpjekjeve që po bëjnë institucionet e sigurisë në Kosovë kërkohet një angazhim edhe më i madh i të gjithë akterëve në mënyrë që të zvogëlohet në maksimum trafikimi me njerëz.

Ndërsa, Atsuki Takahashi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, siç bën me dije MPB përmes një komunikate, vlerësoi përpjekjet që po bënë Kosova në luftimin e kësaj dukurie dhe bëri thirrje që në të ardhmen të intensifikohet lufta kundër kësaj dukurie që është prezente jo vetëm në Kosovë, por pothuajse në të gjithë botën.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi edhe më tej në mes dy vendeve në mënyrë që të ketë projekte konkrete në parandalimin e kësaj dukurie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme