Shefi i AKI-së hesht ndaj rastit të djalit të tij që iu gjetën armë e drogë në veturë

Të pavërteta i kishte quajtur pohimet shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni dy ditë më parë se djalit të tij iu gjetën drogë e armë në veturë.

Por, këtë të hënë ai ka zgjedhur të mos e thotë asnjë fjalë, raporton KTV.

Fillimisht, Maxhuni është munduar t’i ikë kontaktit me media, sapo e ka parë interesimin e tyre.

Por, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se djali i shefit të AKI-së duhet të trajtohet i barabartë si të gjithë të tjerët.

Sikurse Tahiri, po aq fjalëshkurtër ishte edhe presidenti, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se autoritetet duhet të përcjellin të gjitha zhvillimet.

Më 12 tetor, gjatë një patrullimi në veturën që vozitej nga djali i Maxhunit, ishin gjetur një revole, një thikë e substancë narkotike e llojit marihuanë, derisa policia e kishte përcjellë kallëzimin penal në Prokurori vetëm pas interesimit të Kohës Ditore për rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme