Shefi i antidrogës në policinë kufitare për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi Rudolf Elezoviç mund të jetë gjallë

Shefi i antidrogës në policinë kufitare për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi Rudolf Elezoviç mund të jetë gjallë. Kjo deklarata e ministrit të Brendshëm Sergej Sekuloviç ka ndryshuar edhe rrjedhën e hetimit për zhdukjen misterioze

“Jam njohur me rastin. Shpresoj se ky njeri është gjallë, dhe ne do të shohim diçka tjetër. Ka gjurmë të caktuara, por unë nuk mund t’i shpall ato tani”, është shprehur ministri.

Nisur nga kjo deklaratë por edhe nga hetimet e deritanishme të autoriteteve malazeze një prej pistave është se Elezoviç mund të jetë ende gjallë dhe se mund të jetë marrë peng nga grupe mafioze.

Sipas burimeve nga hetimet që po bëhen në Malin e Zi por tashmë edhe nga Prokuroria dhe policia e Shkodrës dyshohet se kjo ngjarje kriminale për shefin e antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit ka të bëjë me arrestimin e 24 personave në fillim të muajit shkurt të këtij viti, pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike, operacion në të cilin u sekuestruan 500 kg marijuanë.

Ndërkohë po të njëjtit grup policia i sekuestroi në nëntorin e vitit të kaluar 2.6 ton kanabis në një kamion në Podgoricë. Në këtë mënyrë humbja e Elezoviq për momentin sipas hetimeve lidhet me këtë grup kriminal që trafikonin lëndë narkotike drejt Ballkanit dhe vendeve të Europës, një pjesë e të cilëve janë arrestuar.

NJE PERSON U MOR NE PYETJE

Ndërkohë dy ditë më parë policia vendore e Shkodrës ka thirrur një shtetas për ta pyetur si person që mund të ketë dijeni rreth humbjes së Rudolf  Elezoviq por personi i pyetur ka mohuar se ka lidhje me këtë ngjarje ndërsa policia ka patur dyshime se mund të ketë patur kontakte me 54 vjeçarin që rezulton i humbur. Deri më tani policia e Shkodrës nuk ka asgjë konkrete rreth lëvizjeve të Elezoviq në pjesën shqiptare duke mos ditur se kë ka takuar shefi i antidrogës i Ulqinit. Nga ana tjetër mësohet se 54 vjeçari ka dalë nga shtëpia e tij vetëm me celular duke lënë në banesë portofolin, mjetet e identifikimit dhe armën e punës. Autoritetet malazeze kanë kërkuar bashkëpunimin e prokurorisë në Shkodër dhe policisë dhe nga Mali i Zi menjëherë pas denoncimit për humbjen e zyrtarit të lartë nga Ulqini ka mbërritur një dosje Top Secret për të cilën vijojnë hetimet nga të dy shtetet edhe pse deri më tani nuk ka diçka konkrete rreth fatit të Rudolf   Elezoviç.

SI U ZHDUK RUDOLF  ELEZOVIÇ

54 vjeçari ka humbur kontaktet që nga 27 maji i këtij viti dhe deri tani policia malazeze dhe ajo shqiptare nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet apo se çfarë mund t’i ketë ndodhur.

Rudolf  Elezoviç dyshohet se më 27 maj ka kaluar kufirin ujor të Shqipërisë me Malin e Zi duke ardhur drejt Shkodrës përmes lumit Buna dhe në kthim në zonën e kufirit ujor mes Pentarit dhe Reçit dyshohet se ka humbur kontaktet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme