Shefi i antikorrupsionit: Prokurimi publik vrima e zezë e korrupsionit në Kosovë

Luftimi i korrupsionit dhe parandalimi i konfliktit të interesit sidomos tek rastet e “nxehta”, janë vetëm disa nga zotimet që i bëri sot drejtori i ri i Agjencinë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli.

Ai në konferencën e parë për media tha se do të punojmë më shumë se sa paraardhësi i tij, Hasan Preteni.

“Unë vij nga një sektor që kam punuar më herët sa i përket fushës së luftimit të korrupsionit,  parandalimit të korrupsionit dhe pastrimit të parasë . Andaj me ekspertizën që e kam do të mundohem që të jap pak më tepër se që ka dhënë ish- drejtori , për arsye sepse që në fazën e hershme fillestare të hetimeve ku ka elemente ne i quajmë element të nxehta , fillimisht do të kontraktojmë edhe me prokurorinë përkatëse me qëllim që në fazën fillestarë t’i zëmë elementet e provës materiale”, tha Havolli.

Ai tha se fokus më të veçantë Agjencia që ai do të drejtojë do të ketë edhe fushën e prokurimit publik.

“Fokus i veçantë i Agjencisë do të jetë parandalimi kryesisht në fushën e deklarimit të pasurisë,  që për momentin jemi duke e trajtuar një numër të madh të rasteve . Dhe po ashtu edhe te fusha e konfliktit të interesit që kemi disa raste që jemi duke i trajtuar …Problem në vete është fusha e prokurimit publik. Siç e dini vazhdimisht flitet prokurim publik dhe vazhdimisht ka telashe në këtë fushë. Një e treta e buxhetit është për investime kapitale kalon përmes prokurimit publik dhe ku është vrima më e zezë e këtij shteti”, tha Havolli.

Havolli, po ashtu është zotuar se do të angazhohet maksimalisht në zbatim të ligjit dhe parandalimin e fenomenit korrupsion. Havolli para se të zgjedhet drejtor i AKK,  ka qenë  drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme