Ukraina do të vazhdojë të rikthejë përpjekjet për të rimarrë tokën që kontrollonte para vitit 2014, nëse Rusia nuk vazhdon të luftojë.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë shefi i grupit të luftëtarëve mercenarë Wagner, Yevgeny Prigozhin.
“Unë jam absolutisht i sigurt se Ukraina, me ndihmën e bllokut të NATO-s, do të thyejë këto ‘vija të kuqe’ dhe do të kthejë ato territore që i përkisnin asaj deri në vitin 2014”, citohet të ketë thënë Prigozhin në një deklaratë të postuar në Telegram përmes faqes së kompanisë së tij të shtunën.
“Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, ka shtuar ai, duke thënë se lufta do të “fillojë përsëri”.
Një konflikt i tillë mund të “rezultojë të jetë edhe më tragjik dhe më i përgjakshëm se i pari. Prandaj, ne duhet të luftojmë për Rusinë këtu dhe tani”, tha oligarku i njohur si “kuzhinieri i Putinit”.
Prigozhin është një zë në mesin e elitës ruse dhe një bashkëpunëtor i presidentit rus Vladimir Putin.
Megjithatë, ai ka kritikuar ashpër forcat ushtarake konvencionale të Rusisë dhe ministrinë e mbrojtjes të Moskës – për “mos mbështetje” të forcave të tij.
Luftëtarët e Prigozhin janë përfshirë shumë në operacionet ruse për të marrë kontrollin e qytetit lindor të Donetskut të Bakhmut, i cili ka qenë nën bombardime intensive prej muajsh.