Shefi i ri i AKI-së, brenda dy javësh

Presidenti e kryeministri i kanë afat edhe 15 ditë pune për ta gjetur njeriun që do ta udhëheq shërbimin sekret të shtetit.

Kufizimi i afatit për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës është i përcaktuar me ligj. Aty është definuar se dy zyrtarët më të lartë të shtetit duhet ta emërojnë bashkërisht Drejtorin e AKI-së, brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.Agron Selimaj, ka dhënë dorëheqje me 27 janar, kështu që afati është duke rrjedhur. Aktualisht, AKI është duke u drejtuar nga zëvendësdrejtori, Latif Merovci, i cili në kohën kur Bashkim Smakaj ishte në krye të AKI-s ka dhënë dorëheqje. Merovci qe rikthyer në AKI, tek pasi Smakaj kishte dhënë dorëheqje nga shërbimi sekret, raporton AktivPress.

Gjithë këto lëvizje kanë ndodhur brenda në AKI, dhe asnjëherë nuk janë mësuar arsyet e vërteta të tri dorëheqjeve.

Ndërkohë, po të shikohet faqja zyrtare e AKI-së, vërehet një qasje pasive në bërjen publike të punës së agjentëve.

Deri para dorëheqjes së Selimajt, në ballinën e kësaj faqeje ka qenë e postuar fotografia që Selimaj e kishte bërë në në selinë qendrore të CIA në Langley të SHBA-ve, me drejtorin i CIA-s, John O.Brennan. E koha kur është shkrepur ajo foto, nuk është e ditëve apo e muajve të fundit, por e 4 prillit të vitit të kaluar.
Kjo foto shënonte edhe publikimin e fundit që ka bërë AKI-ja në faqen e vet zyrtare, derisa nuk është zëvendësuar së fundmi me kërkesën për dorëheqje të Selimajt.Tash, në hapje të faqes është postuar vetëm funksioni i agjencisë.

Lajmi i fundit që është lëshuar nga kjo agjenci mban datën 09.03.2016. Në të shpjegohet për vizitën që i kishte bërë ish-presidentja Atifete Jahjaga AKI-së, me ç’rast edhe e kishte dekoruar këtë agjenci me Medaljen Presidenciale të Meritave. Ish- oficerja e policisë që e drejtoj shtetin për pesë vjet kishte lartësuar rolin që ka Agjencia e Kosovës për Inteligjencë sipas Kushtetutës dhe Ligjit në sigurinë e vendit dhe kishte shprehur mirënjohje për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.Por, qytetarët fare pak dinë për punën që kryen kjo agjenci. Ndryshe ndodh me agjencitë simotra. CIA ,ku ka qëndruar për vizitë par një viti, Agron Selimaj, pos që nxjerr raporte, lëshon komunikate e mban konferenca për shtyp, në faqen zyrtare të saj, përpiqet të jetë sa më atraktive edhe për fëmijë. Një kategori të veçantë ua kushton lojërave, të cilat ndërlidhen me punën dhe funksionin e CIA-s. /AktivPress