Policia e Pejës njofton për incidentin që ka ndodhur sot në ambietnet e Burgut të Dubravës ku po mbahej ceremonia e 20 vjetorit të masakrës së Dubravës.
Shefqet Kabashi ka prishur rendin dhe qetësinë në këtë ceremoni ku është dashur që të intervenojnë oficerët korrektues kanë intervenuar dhe e kanë larguar të dyshuarin e lartcekur nga vendi ku po mbahej ceremonia si dhe disa persona tjerë që ishin bashkë me të, duke i dërguar ata jashtë perimetrit ku gjendeshin zyrtarët policor të Policisë Kosovës të cilët pastaj i kanë arrestuar 5) personat e dyshuar.
Sipas Policisë në automjetin e të dyshuarit Shefqet Kabashi është gjetur një armë zjarri (pistoletë) të cilën e posedonte pa leje dhe arma është konfiskuar. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në stacionin policor Istog.
Prokurori i shtetit është informuar dhe ka udhëzuar që të hapen rastet: ‘ Mbajtje në pronësi, kontrollë, posedim i pa autorizuar i armës’ dhe ‘Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike’, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit i dyshuari Sh.K. është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa 4(katër) të dyshuarit e tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
Shefqet Kabashi ka qenë dëshmitar në Hagë në procesin kundër kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës ka qenë në agjendë që të merr pjesë edhe Haradinaj por që vizita e tij është anuluar pa dhënë sqarime.