Shembet masivi i gurëve në Rrugën e Arbrit, raportohet për të lënduar (Detaje)

Një shembje e masivit të gurëve ka ndodhur në Rrugën e Arbrit ditën e sotme, e cila ka arritur të zërë poshtë saj një fouristradë ku ndodheshin disa persona.


Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkallës së Tujanit, e raportohet për persona të lënduar.

Në këtë vend, masivi i gurëve është shkëputur dhe ka goditur automjetin, duke rrezikuar kështu jetën e pasagjerëve që ndodheshin brenda makinës.

Fatmirësisht personat e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në ambientet spitalore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme