Një ndërtesë katërkatëshe është shembur duke ua marrë jetët të paktën pesë personave në qytetit më të madh të Nigerisë, njoftojnë zyrtarët nigerianë.
Autoritetet kanë thënë se të paktën 15 persona janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës e cila u shemb të martën në mbrëmje.
Zyrtarët qeveritarë nuk kanë treguar se çfarë e kishte shkaktuar shembjen në lagjen e varfër e qytetit me rreth 21 milionë banorë.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë natës si dhe në mëngjesin e së mërkurës.