Streha e një xhamie në Turqi është shembur derisa po falej namazi i xhenazes në oborr të xhamisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Atakoy. Nga ky rast 10 persona janë lënduar, ndërsa një person ka humbur jetën. Arsyet e shembjes së strehës së xhamisë mësohet të ketë qenë pesha e borës./Sakte.net