Shembja e Teatrit Kombëtar/ Presidenca kërkon shfuqizim të veprimeve, ‘Kushtetuesja’ vendos SOT!

Togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese do të japin sot verdiktin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kjo pasi sipas rregullores, Gjykata Kushtetuese duhet të japë një vendim brenda 24 orëve për këtë çështje.

Në seancën e djeshme u bë gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuan shfuqizimin e ligjit special të 2018-ës, të VKM së transferimit të pronës së 2020- ën dhe vendimit të Bashkisë për shembjen e Teatrit.

Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, rrëfeu përpara togave të zeza, të gjitha parregullsitë në ligjet e kaluara nga qeveria dhe Bashkia. Ndërsa nga ana tjetër, përfaqësuesi i Kuvendit dhe më pasi ai i qeverisë, pretenduan se Teatri Kombëtar nuk është në listën e Monumenteve të Kulturës.

Për një vendim kundër shembjes së Teatrit Kombëtar votimi duhet të 5 me 2 në favor të Teatrit, ndërsa ndarja e gjyqtarëve 4 me 3 i jep të drejtë qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme