Shënohet 1 Qershori, dita e fëmijëve

Gazetare: Melihate Rustemi

Lejla Shabanovska tashmë 15 vjet është kujdestare e shumë fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, 1 Qershori, ajo u kujton fëmijëve të strehuar se kujdesi dhe dashuria për to nuk do të zbehet kurrë pavarësisht që nuk është nëna e tyre biologjike. Duke ua shtrënguar duart, ajo dëshmoi sigurinë dhe mbështetjen e fortë për çdo gjë që kanë nevojë.

“Para 15 vjetësh vendosa të bëhem përkujdesëse, strehova dy fëmijë. Ka shumë rëndësi të pranohet një fëmijë i cili ka nevojë për kujdes në një shtëpi dhe atmosferë të ngrohtë ku përzemërsisht do të pranohet nga të gjithë anëtarët e familjes”, deklaroi Lejla Shabanovska, kujdestare.

“Çdo fëmijë meriton të jetë i pranuar, i strehuar dhe i dashur, i vlerësuar dhe i respektuar. Çdo herë i ndihmoj tezës Leljla. Këtë e bëj me shumë dashuri dhe kënaqësi”, u shpreh një fëmij I strehuar.

Përveç aktiviteteve të shumta në shkolla, 1 Qershori u shfrytëzua edhe për shëtitje në park, Kopshtin Zoologjik e vende të tjera argëtuese. Me këtë rast, fëmijët shprehën dëshirat e tyre se çfarë dëshirojnë në jetën e tyre.

“Kur të rritem dua të bëhem mjeke që ti shëroj të sëmurët”, tha një fëmij.

“Kur të rritem dëshiroj të bëhem mësuese ose mjeke”- fëmij.

Disa prej fëmijëve dëshiruan shkolla të qeta dhe pa dhunë dhe pa paragjykime për njëri tjetrin.

“Dëshiroj të gjithë fëmijët të jenë të lumtur. Ta duam njëri tjetrin dhe mos të ketë dhunë në shkolla” – fëmij.

“Unë dëshiroj që secilin fëmij ta pranojmë ashtu siç është”- fëmij. /Alsat.mk

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme