Shënohet 241 vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 241-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet-ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 241 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë.

Për nder të kësaj date, shoqata “Miqtë e Amerikës” së bashku me Gardën Ceremoniale të FSK-së, do të ngrisin simbolikisht flamurin amerikan në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme