Shënohet dita botërore e tuberkulozit, 11 pacient të shtruar në spitale

Gazetare: Ajnur Bafqari

11 pacientë aktualisht janë në mjekim spitalorë si pasojë e tuberkulozit, ndërsa para tre javësh në Kumanovë u regjistrua vdekje e edhe një foshnje 9 muajshe. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga kjo sëmundje sillet nga 144 deri në 146 në nivel vjetor Maqedonia e Veriut në 15 vitet e fundit shënon ulje të vazhdueshme të numrit të të prekurve nga kjo sëmundje, ndërsa pas vitit 2019 shteti bën pjesë në grupin e vendeve me incidencë të ulët të të prekurve. Drejtori i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit tha se ky numër nuk mund të konsiderohet real, pasi pandemia kovid 19 ka ndikuar në rritjen e hendekut mes numrit real dhe rasteve të regjistruara, për shkak të fokusimit të sistemit shëndetësor ndaj koronavirusit.

“Që nga viti 2019 ne jemi pjesë e grupit të vendeve me incidencë të ulët të cilat kanë më pak se 10 raste për 100 mijë banorë. Të arriturat me synimin për eliminimin e kësaj sëmundje në kuadër botëror dhe shtetëror tek ne është janë komprometuar nga një masë e konsiderueshme nga pandemia e virusit korona, për shkak të fokusimit të sistemit shëndetësor dhe popullatës që kishte ndalesa masat mbrojtëse…Nëse ne kemi regjistruar numër të ulët ne e shohim me sy kritik atë dhe themi jo, ky nuk mund të jetë numër i ulët, numri real është më i lartë“, tha Sead Zeynel, Drejtor I Institutit për sëmundje të mushkërive dhe Tuberkulozit.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetit në Maqedoninë e Veriut, Anne Johansen tha se tuberkulozi është një prej sëmundjeve më vrasëse dhe në nivel global 1,5 milion njerëz humbin jetën brenda një viti, si pasojë e kësaj sëmundjeje.

“12L45 Përskaj faktit që kjo sëmundje mund të parandalohet dhe të shërohet, në nivel global çdo vit 1,5 milion njerëz e humbin jetën nga tuberkulozi… Për këtë arsye, tuberkulozi është një prej vrasësve më të mëdhenj të sëmundjeve ngjitëse, qe ndoshta mund të ju tingëllojë si një befasi…Tuberkulozi shkakton dhimbje fizike por edhe mentale, pasi kjo sëmundje bart shumë stigma në shoqëri”, theksoi Anne Johansen, Përfaqësuese e OBSH-së në RMV.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2021 në botë janë regjistruar 10, 6 milion raste të reja të tuberkulozit, që është e barabartë me 134 raste në mbi 100 mijë banorë.

Dita botërore e luftës kundër tuberkulozit shënohet nën moton “Po, ne mund t’i japim fund tuberkulozit” ku autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për rritje të vetëdijes me qëllim që t’i jepet fund kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme