Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur– 30 gushti.
Për të kujtuar personat e zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë, sot do të organizohen disa aktivitete.
Do të bëhen homazhe tek Memoriali i personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës, do të mbahet “Ecja e përbashkët” në Sheshin “Skënderbeu”., ku do të mbahet edhe një konferencë për media.
Po ashtu edhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, veç homazheve do të mbajë po ashtu një konferencë për media.