Shënon rritje kostoja e jetesës / Durmishi: Masat japin rezultate

Gazetare: Melihate Rustemi

Kostoja e jetesës në mars të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, shënoi rritje prej 2,7%, ndërsa çmimet 2,2%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Nga ana tjetër, inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos së jetesës në mars 2025, krahasuar me shkurtin 2025, është më i ulët me 1.3%.

Sipas Statistikave, rënia e inflacionit në mars 2025, krahasuar me shkurt 2025, është rezultat i uljes së kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: Ushqime dhe pije joalkoolike me 3.0%, Transport me 1.8%, orendi shtëpiake dhe mirëmbajtje shtëpiake me 0.6%, pije alkoolike, duhan dhe shërbime të ndryshme nga 0.5%. në 0.3%. Gjithashtu, nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë të ditur se në muajin mars 2025, krahasuar me shkurt 2025, rritje e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera dhe Veshmbathje me 0.4%, Restorante dhe hotele me 0.3%, Komunikim dhe Shëndetësi me 0.2% dhe Rekreacion dhe Kulturë me 0.1%. Ndërkohë, kostoja e jetesës në grupin e Arsimit mbetet në të njëjtin nivel me muajin e kaluar. Çmimet me pakicë në muajin mars krahasuar me shkurtin e këtij viti janë më të ulëta për 0.9%.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi përmes rrjeteve sociale ka vlerësuar se masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultat. Sipas Durmishit, çmimet e produkteve ushqimore bazë janë duke u stabilizuar dhe po shënojnë rënie. Durmishi tha se në nivel vjetor në muajin mars, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës ishte 2.7%. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme