Sherifi: Nisma vazhdon ta mbështes Haradinajn për kryeministër

Nisma për Kosovën vazhdon ta mbështes Ramush Haradinajn për kryeministër, pavarësisht asaj që ky subjekt ka vendosur që në Kuvend të veprojë ndaras.

“Nisma për Kosovën në Kuvend do të përfaqësohet si grup parlamentar në vete. Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion si dhe do të vazhdojë ta mbështes Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit. Por që në Kuvend do të funksionojë si grup parlamentar”, ka thënë për Indeksonline, sekretari i NISMA-s, Bilall Sherifi.

Ai beson që brenda një afati të shkurtër do të konstituohet kuvendi dhe do të formohet Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn.

“Fakti që pas konstituimit të kuvendit do të funksionojmë si Grup Parlamentar, nuk nënkupton dalje nga koalicioni”, ka përfunduar Sherifi./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme