Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi thotë se kjo parti po pret një rezultat të jashtëzakonshëm nga zgjedhjet e sotme lokale.
Sipas tij kjo parti do të ketë një rezultat prej 7 ose 8 për qind të votave.
“Për herë të parë do të jetë prezentë në asambletë e të gjitha komunave të Kosovës”, tha Sherifi në një konferencë për media.
“Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me zbatimin e politikave të Nismës në të gjithë vendin”, tha Sherifi.