Sherifi:Të gjithë e dinë se me marrëveshjen e Demarkacionin humbet territor

Sekretari i NISMA për Kosovë, Bilall Sherfi pas deklaratës së kryeministrit Mustafa se Demarkacioni dhe Asociacioni janë në rregull dhe që së shpejti do të procedohen, ka reaguar duke thënë se nëse do të ishin në rregull tashmë do të ishin miratuar, përcjell GazetaBlic.

“Me pas qenë në rregull deri tani do te ishin miratuar, madje do të ishin harruar moti” ka thënë Sherifi

 Sherifi ka vazhduar duke thënë se marrëveshja për asociacionin ashtu sikur e ka nënshkruar kryeministri, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese.

“Marreveshjen per asociacionin ashtu sikur e ka nenshkruar Isa Mustafa e ka rrezuar Gjykata Kushtetuese. Rreth kesaj skemi as çka te flasim per kete” tha Sherifi.

E për Demarkacion ai tha se të gjithë në Kosovë qytetarë, ekspert, opozitë, e dinë se me këtë marrëveshje Kosova do ta humb territorin, shkruan GazetaBlic.

“Ndërsa për Demarkacionin, ,e gjithë në Kosovë, qytetarë, ekspert, opozitë, banorë të zonës thonë se më këtë marrëveshje Kosova humb Territor dhe ai vazhdon të insistojë ne miratim të saj. Ky insistim ka vetëm një shpjegim, së këtë më përpara janë të gatshëm t’i humbin Kosovës territor sesa të pranojnë se kanë gabuar, ka përfunduar deklaratën e tij Sherifi.

Ndryshe, kryeministri Mustafa ka thënë se cështja e Demarkacionit dhe e Asociacionit janë në rregull dhe shumë shpejt do të adresohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme