Sherr jashtë ambienteve të lokalit të natës në Vlorë, 19 vjeçari plagos me thikë dy kushërinjtë, procedohet penalisht i mituri

Një 19 vjeçar në Vlorë ka plagosur me thikë dy kushërinj pas një konflikti fizik jashtë ambienteve të lokalit të natës. Për këtë rast është proceduar penalisht një 17 vjeçar i cili ka qenë në bashkëpunim me 19 vjeçarin në sherr.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “1 Maji” të Vlorës, jashtë ambienteve të një lokal nate, kur ka nisur një konflikt mes të rinjve për motive të dobëta.

Ishte 19 vjeçari i identifikuar me inicialet S.C., ai që ka plagosur me thikë dy shtetasit, L.T., 39 vjeç dhe D.T., 23 vjeç.

Në konflikt është përfshirë dhe një 17 vjeçar, i cili së bashku me shokun e tij 19 vjeç kanë grushtuar shtetasin A.T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me L.T., dhe D.T., të tre këta kushërinj.

Të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 17 vjeçari është proceduar penalisht ndërsa 19 vjeçari është arrestuar nga uniformat blu.

Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia ka sekuestruar mjetin prerës të përdorur nga i riu dhe automjetin tip “Benz”, në pronësinë e tij, të cilat do të shërbejnë në cilësinë e provës materiale.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes.

Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes.

Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin S. C., kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushurinj me njëri-tjetrin).

Në cilësinë e provës materiale, Policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës (thikë) të përdorur nga autori i dyshuar dhe një automjet tip “Benz” në pronësi të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme