Një sherr masiv mes disa personave me origjinë shqiptare ka ndodhur në Selanik, nga raportohet se një prej tyre është plagosur me thikë.
Mediat greke shkruajnë se autorët e kësaj ngjarje janë dy persona të moshës 34 dhe 36 vjeç, por identitetet e tyre nuk janë bërë publike.
Ngjarja ndodhi në Xirokrini, në pjesën perëndimore të Selanikut. Pas ngjarjes, 41-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin Papanikolaou.
Ndaj autorëve kanë nisur hetimi, ndërsa njëri prej tyre, 36-vjeçari, ishte në pritje të një vendimi për trafik droge dhe hyrje të paligjshme në shtetin grek.