Sherr me sende të forta dhe prerëse mes disa personave, plagoset 29-vjeçari! Ndalohen tre prej tyre, dy në kërkim

Një sherr i dhunshëm me sende të forta dhe prerëse ka ndodhur sot në qendër të fshatit Karbunarë në Lushnjë, mes disa personave.


Policia bën me dije se u ata janë konflikttuar për motive të dobëta, ndërsa i plagosur ka mbetur një 29-vjeçar, me iniciale D.S., i cili pas mjekimit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë, shtasit me iniciale A.H. dhe E.M.

Ndërkohë, janë shapllir në kërkim dhe dy të tjerë, me iniciale J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur 29-vjeçari.

“Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S.

Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme