Sherr me thika në Elbasan, një 14-vjeçar përfundon në spital! Ja çfarë dyshohet

Një konflikt me thika ka ndodhur mes dy adoleshentëve të moshës 14 vjeç në Elbasan.


Policia bën me dije se rreth orës 13:30, ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi R. T., 14 vjeç, i dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), dyshohet nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi D. R., si pasojë e një konflikti të çastit gjatë lojës në një ambient sportiv.

I mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes.

Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë).

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme