Sherr me thika në Gjirokastër, plagoset një 21-vjeçar dhe dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës! Ja detajet

Një sherr me thika mes të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku për pasojë një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur.


Sipas njoftimeve paraprake dyshohet se gjatë konfliktit të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh..

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme