Një konflikt mes dy personave mbrëmjen e sotme tek rruga e “Elbasanit” ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se përleshja ka ndodhur me thika, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./Dritare.net