Sherr mes të rinjve, 24 vjeçari në spital në gjendje të rëndë

Një konflikt për motive që ende nuk janë zbardhur ka përfshirë në sherr një grup të rinjsh në qytetin e Peshkopisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe si pasojë e konfliktit një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. I riu është shtruar në spitalin rajonal dhe është në rrezik për jetën. Nga raportimet e para mësohet se ai është goditur me mjete të forta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka dhënë detajet apo identitetet e personave që janë përplasur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme