Një shqiptar në Tetovë ka ndërruar jetë të dielën, pasi gruaja e qëlloi me çekiç.
Debati mes çiftit arrit kulmin dhe gruaja e përkatësisë maqedonase e goditi me çekiç në kokë burrin e saj shqiptar duke e lënë të vdekur në vend.
Gruaja 38 vjeçare e lindur në Prilep, sipas medieve në vendin fqinj e kishte denoncuar disa herë në polici për dhunë bashkëshortin 48 vjeç shqiptar nga Tetova.
Zënka e së dielës rezultoi fatale për burrin që ndërroi jetë pas goditjes me çekiç./ Abcnews.al