Sherr në një lokal në Ndroq, goditet me sende të forta një person, përfundon në spital!

Një sherr mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në zonën e Ndroqit. Sipas policisë, shtetasi F.M. ka goditur me sende të forta shtetasin P.T. Si pasojë, ky i fundit ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.08.2022, në Ndroq, në ambientet e një lokali, shtetasi F. M., gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P. T., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme