Sherr në qendrën e të moshuarve në Poliçan, 84-vjeçari kërcënon me thikë

Një sherr mes dy të moshuarve ka ndodhur në një qendër sociale në Poliçan. Sipas policisë, shkak ka qenë zhurma që bënte njëri prej tyre.


POLICIA

Policia thotë se nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan.

“Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qendër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë  në kohën e pushimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme