Sherr pas festës së ditëlindjes! Dhunuan teksa ishin të dehur pronarin e një qebaptoreje, në pranga binjakët shqiptarë! Ja si nisi sherri i të rinjve

Dy binjakë shqiptarë, të moshës 18-vjeçare, janë lënë në burg nga autoritetet italiane pasi u arrestuan si pasojë e dhunës që ushtruan ndaj pronarit të një qebaptoreje.


Sipas mediave italiane, shqiptarët u arrestuan pak ditë më parë për grabitje të qebaptores në zonën e Via Guarneri del Gesù dhe për sulm ndaj pronarit.

Para gjyqtarit hetues dhe avokatit të tyre, dy 18-vjeçarët u shprehën se nuk kishin bërë asgjë të keqe dhe fajësuan të arrestuarin e tretë, një 17-vjeçar italian, i cili kishte qenë më ta në një festë ditëlindjeje.

Mësohet se tre të rinjtë e arrestuar, së bashku me disa djem të tjerë, një grup prej katër-pesë të rinjsh, mes tyre edhe një vajzë, të gjithë të dehur, u drejtuan për në qebaptore. Sipas dy shqiptarëve, i pari që ka hyrë ka qenë 17-vjeçari, i cili ka nisur të debatojë me pronarin, i cili nuk donte që ai të shkonte në tualet.

Situata u ndez më shumë, pasi pronari i qebaptorit dyshohet se e kapi të miturin nga krahu, duke shkaktuar reagimin e të riut, i cili e goditi me grusht në fytyrë .

“E plagosi me unazat”, është versioni i dy shqiptarëve. “Askush nga ne nuk kishte thikë”, kanë thënë ata.

Pas dhunës, grupi u largua drejt kopshteve publike, ku policia ndaloi italianin dhe dy shqiptarët. Binjakët nuk e prisnin arrestimin dhe betohen se nuk ishin ata që dhunuan pronarin.

Avokati i tyre, Guido Priori, kishte kërkuar arrest shtëpiak, por gjyqtari caktoi arrest në burg.

Për gjyqtarin provat rrethanore janë të rënda  dhe hetimi është ende në vijim. “Dosja  nuk përmbante asnjë video të brendshme të qebaptores, por vetëm disa foto. Dinamika e saktë e asaj që ndodhi ende nuk është përcaktuar”, tha avokati i dy shqiptarëve, ndërsa shtoi se ata nuk ishin të përfshirë në sulm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme